Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet që kundërshton rezultatet zgjedhore të bashkisë Lezhë.

 

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

 

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet që kundërshton rezultatet zgjedhore të bashkisë Librazhd.

 

Me kërkesë të palës ankuese për t’u tërhequr nga ankimi, KAS pushoi shqyrtimin administrativ.