Ashtu siç ishte përcaktuar, do të mbahet sot procesi gjyqësor për çështjen ‘Gërdeci’. Mësohet se seanca është njoftuar se do të nisë në orën 14:00.
Në gjyqin e radhës janë thirrur si palë në proces familjaret e viktimave dhe të dëmtuarit. Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.
Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Seanca e datës 23 qershor u shty për shkak të prokurave të personave të dëmtuar, që sipas gjykatës janë të viteve të ndryshme dhe se duheshin të rinovuara. Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.