Agjencia Shqiptare e Kadastrës njofton se shërbimi i procedurës së përshpejtuar “Fastrak” ka patur disa vonesa gjatë 24 orëve të fundit. Për këtë arsye, Agjencia Shqiptare e Kadastrës do të rimbursojë qytetarët që kanë hasur vështirësi.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Agjencia Shqiptare e Kadastrës bënë me dije se, problematika është kalimtare.

 

“Sistemi elektronik i proçedurës së përshpejtuar (FASTRAK), për shkak të teknologjisë së re që po aplikon ASHK prej fillimit të korrikut, ka sjellë dje vonesë në shërbimin ndaj qytetarëve. Duke kërkuar ndjesë për këtë problematikë që sjell sigurisht edhe pakënaqësi tek të interesuarit, sqarojmë se shërbimi i procedurës së përshpejtuar (FASTRAK) nuk ka munguar, dhe çdo problematikë e shfaqur është kalimtare përgjatë proçesit të aplikimit të sistemit të ri. ASHK merr përsipër që për këdo qytetar, i cili ka hasur vonesë në shërbim në këto 24 orë, përveç ndjesës dhe shërbimit të ofrojë edhe rimbursim”, njofton Agjencia Shqiptare e Kadastrës.