Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore në një tryezë të përbashkët diskutuan për planin e masave të sigurisë rrugore për sezonin veror.
Përfaqësues të ARRSH dhe Policisë Rrugore shprehën angazhimin e përbashkët për të mundësuar mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor, në kushtet e fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve në vendin tonë përgjatë sezonit veror.
ARRSH bën të ditur se, gjatë takimit u rakorduan piketa midis dy institucioneve për të bërë të mundur mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në segmentet e zonave turistike duke garantuar rend dhe siguri rrugore.
Turizmi në vendin tonë ka shënuar një rritje cilësore vitet e fundit, duke e kthyer Shqipërinë një destinacion të preferuar për turistë nga e gjithë bota.
Në projeksionet e qeverisë parashikohet që këtë vit numri i turistëve do të jetë mbi 14 milionë vizitorë, nisur kjo edhe nga shifrat e muajve të parë të këtij viti që kanë regjistruar rritje dyshifrore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nda vit do të jetë përtej parashikimeve, ndaj dhe jemi angazhuar me të gjitha kapacitetet tona në të gjithë sektorët, për të mbështetur mbarëvajtjen e turizmit dhe të ekonomisë./ata