OBSH ka paralajmëruar se njerëzit janë në një rrezik të shtuar të vdekjes për shkak të nxehtësisë ekstreme.

 

 

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, tha se bota duhet të shikojë përpara ndërsa përshtatet me “realitetin e ri” të valëve të të nxehtit vrasës dhe motit tjetër ekstrem, shkruajnë mediat e huaja.

 

 

“Ekziston një nevojë e dëshpëruar dhe urgjente për veprim rajonal dhe global për të trajtuar në mënyrë efektive krizën klimatike, e cila përbën një kërcënim ekzistencial për racën njerëzore,”-tha Kluge.

 

Vala e të nxehtit ka prekur gjithë botën dhe deri tani janë regjistruar gati 61,000 vdekje.