“Në mes të verës, gati për të na rënë të fikët këtu nga vapa dhe në prag sezoni e kur vjen puna, ne jemi maskaradë, ne jemi qenë të lëshuar nga zinxhiri” ,-ishte kjo thirrja e një prej studentëve të mjekësisë i cili gjatë protestës bënte thirrje që projektligji për universitetin e mjekësisë të mos miratohej.

 

Studentët e mjekësisë kanë dalë këtë të enjte në protestë, para parlamentit ku do të zhvillohet edhe seanca ku pritet të fmiratohet projektligji për studentët e mjekësisë.

 

Sipas projektligjit, studentët e Mjekësisë të cilët regjistrohen këtë vit, pas përfundimit të studimeve do të duhet të punojnë në vend për 5 vite në mënyrë që të marrin diplomën. Sipas qeverisë, kjo bëhet për të frenuar largimin nga Shqipëria të mjekëve të rinj, por ky vendim duket se nuk do të pranohet nga studentët, të cilët po vijojnë me protestat.

 

- Advertisement -

 

Studentët kanë thënë se në rast se projektligji do të miratohet ata do bojkotojnë vitin akademik/

 

“Janë disa hapa që ne kemi folur dhe mund të shkojmë deri te bojkotimi i vitit Akademik. Kjo normalisht ka një kosto, pasi bojkotimi i vitit akademik do të thotë që ne të mbetemi të painformuar për një vit në lidhje me studimet”,-tha për Euronews Albania një nga studentët protestues.