Zjarri i rënë javën e kaluar në Shëngjin, Lezhë ka shkaktuar dëme të shumta në pyjet e kësaj zone.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Lezhë, po kryejnë monitorim në zonën Shëngjin-Rana e Hedhun për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i rënë javën e kaluar.

Sipas IKMT-së, aktualisht nuk ka vatra zjarri në këtë zonë.

Zjarri i rënë në Shëngjin u shua pas katër ditësh beteje me flakët. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë mbi 308 efektivë nga Forcat e Armatosura, 30 mjete dhe dy avionë nga Italia./ata