Vrasja e legjendës së repit, Tupac Shakur në Las Vegas në vitin 1996, kur ishte vetëm 25-vjeç mbetet një mister i madh edhe sot e kësaj dite.
Sipas TMZ të hënën, më 17 korrik, një urdhër kërkimi u lëshua nga autoritetet, 27 vjet pas vdekjes së Tupac me armë zjarri.
Banesa që u bastis nga policia në Las Vegas i përket gruas së një burri që pretendon se ishte në makinë me njeriun që qëlloi dhe vrau reperin.
Emri i gruas është Paula Clemons dhe është e martuar me Keefe D.
Për ata që njohin historinë e Tupac, emri i Keefe D nuk është aspak i panjohur. Ai është anëtar i bandës kaliforniane të njohur si “The South Side Compton Crips” dhe mik fëmijërie i NWA legjendar.
Prej vitesh emri i tij është lidhur me vrasjen e Tupac, në të cilën dyshohet se ishte përfshirë, por nuk është vërtetuar.
Keefe D ka dhënë intervista prej vitesh duke pretenduar se është xhaxhai i të ndjerit Orlando Anderson
Orlando dhe njërëz të tij, përfshirë Keefe, ishin në Las Vegas natën fatale. Të dy u përplasën me Tupac, Suge Knight dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Death Row në MGM Grand.
Bëhet fjalë për një përleshje që u filmua nga kamerat e vëzhgimit … dhe shumë besuan se Orlando mund të kishte planifikuar një sulm hakmarrës pas përleshjes së Tyson atë natë.
Orlando kishte mohuar çdo përfshirje përpara se të vritej në një shkëmbim zjarri.