Mes thashethemeve se princi William dhe Kate Middleton po divorcohen për shkak të një tradhëtie të kryer nga trashëgimtari i kurorës britanike, media ka raportuar se çifti tashmë ka caktuar një datë për ndarjen e tyre zyrtare.

 

Familja mbretërore britanike po përballet me një tjetër polemikë të madhe.

 

Prej disa javësh po flitet për lidhjen e mundshme që princi William ka me Rose Hanbury.

 

E njëjta grua me të cilën ai u pa në mënyrë komprometuese në vitin 2019.

 

Megjithatë, ky do të ishte rasti përfundimtar që Kate Middleton të merrte më në fund vendimin për t’i dhënë fund lidhjes së tyre.

 

Sipas medias britanike, princesha e Uellsit pritet të shpallë divorcin e saj nga princi William vetëm pak ditë para kurorëzimit zyrtar të mbretit Charles III si monarku i ri dhe legjitim i Britanisë së Madhe.

 

Data e planifikuar për këtë ngjarje historike, e cila nuk festohet prej më shumë se 70 vitesh, është 6 maji.

 

Skandali i ndarjes mes mbretërve të ardhshëm nuk është e vetmja çështje e diskutueshme që po përjetojnë mbretërit, lufta e tyre me princin Harry dhe Meghan Markle, duka dhe dukesha e Sussex-it, gjithashtu vazhdon të nxisë debat në rrjetet sociale.