Arabia Saudite dërgoi avionin e saj të tretë të ndihmës prej 104 tonësh në Aeroportin e Adana-s në Türkiye për të mbështetur të prekurit nga tërmetet në Türkiye dhe Siri.

 

Në lajmet e agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, thuhet se avioni i dërguar është organizuar nga Qendra e Ndihmës Humanitare "Mbreti Salman".

 

Avioni i ndihmës, i cili u dërgua në Aeroportin e Adana-s nga Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Khalid, mbante 104 tonë e 62 kilogramë materiale të ndihmës.

 

Thuhet se në avionin e dërguar për viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri kishte ushqime, tenda, batanije dhe furnizime për t'u përdorur në tendë, si dhe mjete mjekësore.

 

Theksohet se mbështetja në fjalë është kryer në kuadër të "korridorit të ndihmës ajrore" të krijuar për të mbështetur viktimat e tërmetit në Siri dhe Türkiye nga tërmetet e cilësuara si "fatkeqësia e shekullit".

 

Sipas agjencisë SPA, dy avionë ndihme dhe shpëtimi që i përkasin Arabisë Saudite janë dërguar dje në aeroportin e Adana-s. Në avionin e parë ishin ekipet private të ambulancës dhe shpëtimit dhe ekipet vullnetare ndërsa në avionin e dytë kishte 98 tonë materiale ndihme.