I mitur është qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra.

 

Policia e Kosovës ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek.

 

Ndërsa në një distancë rreth 56 metra nga vendi i krimit është gjetur një armë pistoletë, e cila është konfiskuar nga policia.

 

“Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë”, raportuan blutë e Kosovës.

 

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së të miturit, duke lënë ende mister ngjarjen e rëndë.