Federata Shqiptare e Futbollit në bazë të procedurave dhe si pronare e të drejtës së transmetimit të veprimtarive sportive të organizuara prej saj, në bazë të nenit 35 të Ligjit 79/2017 kërkon të shesë të drejtën televizive për garat futbollistike, për territoret e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës për një periudhë 3-vjeçare.

 

 

FSHF ka çelur zyrtarisht garën për të drejtën televizive të kampionatit kategoria “Abissnet Superiore” si edhe fazës “Final 4”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin ofertën ose ofertat e tyre ekonomike shoqëruar me dokumentet e specifikuara në Aneksin Nr.1 brenda datës 28.07.2023 ora 15.00 pranë selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë.

 

 

Ofertat e paraqitura duhet të përfshijnë kuotimin bazuar vetëm për të drejtën e transmetimit, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe dokumentet shoqëruese, duhet të jenë në formë origjinale ose kopje të noterizuara.

 

Prodhimi dhe ofrimi i sinjalit ne formatin Full HD do të sigurohet nga FSHF dhe do t’i jepet transmetuesit fitues gati për transmetim. Mungesa e dokumenteve të kërkuara apo paraqitja e tyre pas afatit, përbën shkak për skualifikimin nga gara.