“Partizani”, “Tirana”, “Laçi”, “Erzeni” dhe “Kukësi” kanë kanë kaluar me sukses fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, duke fituar përballë rivalëve respektivë.

Në gjashtë ndeshjet e para të zhvilluara këtë të mërkurë, nga tetë në total në program, vetëm “Dinamo” është eliminuar nga skuadrat e “Superligës”, por përballë kishte një tjetër skuadër të elitës së futbollit shqiptarë, “Laçin”, ndërsa skuadrat e tjera kanë bërë detyrën përballë rivalëve të cilat luajnë në lingën e parë apo të dytë të futbollit shqiptarë.

Kampionët në fuqi të “Partizanit” kanë fituar në përmbysje ndaj “Apolonisë”. Pas një avantazhi fillestarë të fierakëve, të kuqtë ndezën motorët dhe shënuan tre gola. “Tirana” nga krahu tjetër mundi me rezultatin 3-0 “Korabin” në “Selman Stermasi”.

“Kukësi” u kualifikua me vështirësi, duke fituar me një gol të Atdhe Rashitit në minutën e fundit për të kaluar 1-0 “AF Elbasanin”. “Laçi” fitoi 1-0 me “Dinamon”. “Erzeni” mundi 2-1 “Bylisin”, ndërkohë që “Egnatia” fitoi 2-0 me “Lushnjën”.

Sot luhen dhe dy sfidat e mbetura të kësaj faze: “Teuta” – “Skënderbeu” dhe “Vllaznia” – “Flamurtari”

Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8:
Egnatia 2-0 Lushnja
Erzeni 2-1 Bylis
Tirana 3-0 Korabi
Kukësi 1-0 AF Elbasani
Laçi 1-0 Dinamo
Partizani 3-1 Apolonia

17:00
Teuta – Skënderbeu
Vllaznia – Flamurtari/ata