Policia e Skraparit ka arrestuar shoferin e kamionit pas vdekjes së shtetasit turk gjatë punës.

 

Sipas Policisë Skrapar, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A.B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar.

 

Kjo, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një cisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, cisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.