Një avion i vogël privat është përplasur në çatinë e një banese në Teksas të dielën pasdite.

 

Përplasja, sipas raportimeve të mediave lokale, ndodhi pasdite pranë Aeroportit Georgetown teksa piloti i cili kishte në bordin e mjetit fluturues edhe dy persona të tjerë, po tentonte të bënte uljen.

 

Tashmë autoritetet në vend kanë hapur një hetim për të zbuluar sesi u përplas aeroplani me një motor.

 

 

Personat në bor, një burrë dhe dy gra, i mbijetuan përplasjes duke marrë vetëm disa plagë të lehta. Për fat të mirë, në momentin e përplasjes,

 

Aeroplani ishte nisur nga Kerrville dhe po i afrohej fundit të udhëtimit të tij kur papritmas nisi të humbiste lartësi dhe u përplas në çatinë e banesës.

 

Edhe përgjatë mbrëmjes të së dielës, mbetjet e aeroplanit mund të shiheshin në çatinë e shtëpisë ku ndodhi aksidenti. Autoritetet nisën punën të hënën për ta larguar mjetin fluturues pa bërë dëme të mëtejshme.