Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pak para mesnatës së djeshme, ku pesë punëtorë të hekurudhës humbën jetën në zonën e Torinos pasi u perplasën nga një tren.

 

Treni, sipas të dhënave të para të karabinierëve, po udhëtonte me 160 kilometra në orë ndërsa punëtorët po punonin për të zëvendësuar disa metra shina pranë stacionit, kur kaloi autokolona teknike, e cila mbante një duzinë vagonash nga Alessandria drejt Torino.

 

“Rfi shpreh dhimbje të thellë përballë asaj që ndodhi dhe shpreh ngushëllimet dhe afërsinë e saj me familjet e punëtorëve të vdekur”, thuhet në një shënim nga rrjeti hekurudhor italian (Rfi), i cili shpjegon se “puna e mirëmbajtjes ishte duke u zhvilluar nga një kontraktor i jashtëm. ” dhe se “një tren jo komercial goditi disa punëtorë. Pesë prej tyre – konfirmohet se kanë të vdekur. Dinamika e asaj që ka ndodhur – saktësohet – po shqyrtohet nga autoritetet kompetente dhe nga rrjeti hekurudhor italian”.