Policia identifikoi të hënën vajzën 14-vjeçare të vrarë në një aksident ku përfshihej një makinë e vjedhur në Waterbury, Connecticut të premten në mëngjes.
Adrijana Mina, nga Waterbury, me origjinë shqiptare ishte një nga katër adoleshentët në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape rreth orës 2:20 të mëngjesit në kryqëzimin e East Main Street dhe Baldwin Street, sipas policisë.
Ajo doli jashtë nga automjeti dhe u dërgua me urgjencë në spital ku më pas vdiq, tha policia.
Dy të rinj 15-vjeçarë që ndodheshin në makinë ndodhen ende në spital në gjendje të qëndrueshme. Një e re 15-vjeçare e cila ishte në Sonata u trajtua në spital dhe u lirua më vonë të premten.
Shoferi i Ford Escape doli nga spitali të premten dhe pasagjeri në Escape mbetet i shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, sipas policisë. Distrikti shkollor i Waterbury tha se të gjithë adoleshentët ishin studentë.
Adoleshentja shqiptare do të përcillet sot në banesën e fundit. Ceremonia do mbahet të martën në qendrën kulturore dhe islamike shqiptaro-amerikane të Waterbury, 106 Columbia Blvd, sipas nekrologjisë së saj. Varrimi do të vijojë në varrezat myslimane shqiptare në rrugën Montoe.