Banorët e fshatit Selenicë të Vlorës kanë folur për mediat në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Itali, ku dy ditë më parë 45 vjeçari shqiptar Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij 16 vjeçare,  italianin Massimo De Santis dhe plagosi bashkëshorten e tij, ishte nga Selenica e Vlorës.

 

Fqinjët kanë deklaruar se Taulanti është rritur në një familje të varfër dhe se pas fejesës me Teftën kanë emigruar shumë herët për në Itali.

 

Ato shprehen se ju ka ardhur shumë keq për ngjarjen pasi familja e 45 vjeçarit ka qenë një familje e qetë dhe e respektuar për aq kohë sa ato kishin qëndruar aty.

 

“I kam gjetur këtu dhe ikën kur u vdiqën nëna dhe babai, ishin shumë, ishin 3 vajza dhe 4 djem, ishin shumë të mirë, ishin shumë të varfër na vjen shumë keq sa herë e hapim televizionin. Kanë ikur para ’97 dhe nuk kanë ardhur më”, ka thënë fqinja.

 

“Ishin fukarenj dhe gjithmonë shihnin punën e tyre. Taulanti ka ikur i fejuar nga këtu. Më vjen për të qarë kur e dëgjova pasi ato kanë qenë familje e varfër kur ishin këtu dhe kishte raste që rrinin dhe pa ngrënë”, ka thënë një tjetër banore.