Mesdheu është më i ngrohtë se kurrë më parë, me ujëra mbi 28 gradë Celsius.

 

”Ujërat e detit Mesdhe arritën dje temperaturën e tyre më të lartë ditore të regjistruar ndonjëherë”, deklaroi qendra kryesore kërkimore detare e Spanjës duke shtuar se po përjetojmë këtë valë të jashtëzakonshme të të nxehtit në pjesën më të madhe të Mesdheut.

 

”Një rekord i ri është thyer për periudhën 1982-2023 për temperaturën mesatare ditore të sipërfaqes së detit në Mesdhe, me 28,71 gradë”, thanë studiuesit nga Instituti i Shkencave Detare (ICM) në Barcelonë, duke analizuar të dhënat satelitore nga observatori evropian ”Copernicus”.

 

Rekordi i mëparshëm prej 28,25 gradë ishte vendosur më 23 gusht 2003.

 

Ndërkohë, temperatura e detit në Florida kapi rekordin prej 38,3 gradësh Celsius.

 

Temperatura e oqeanit Atlantik, në jug të Floridës, në gjirin Mantaee, ka arritur në 38,33 gradë Celsius, një rekord i mundshëm që rrezikon shkëmbinjtë koralorë të zonës.