Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë mesnatës në Selanik të Greqisë. 37-vjeçari është qëlluar me pesë plumba para pallatit ku banonte.

 

Dyshohet se shqiptari është vrarë për larje hesapesh nga grupe kriminale kundërshtare.

 

Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i shtrirë në trotuar.

 

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.