Pak para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mënyrë urgjente Qeverinë.

 

Mësohet se kryeministri Rama ka shkarkuar Delina Ibrahimajn nga detyra e ministres së Financave dhe Ekonomisë. Deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtar për të argumentuar shkarkimin  e Ibrahimajt.

 

Ndërkohë, Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal.

 

Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.