Shpërthim me tritol në Lushnje. Mbrëmjen e djeshme banesës së Arben Turkut i është vënë tritol.

 

 

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Kjo është hera e tretë që banesës së Arben Turkut i është vendosur tritol. Në rastet e mëparshme, Arben Turku ka qenë jashtë shtetit, ndërsa rastin sotmë ndodhej në banesë.

 

Gjithashtu theksohet se në lagje nuk ka kamera sigurie. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentin e plotë dhe zbardhjen e detajeve.

 

Lushnjë /Informacion paraprak

 

Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.