Edhe këtë të shtunë forca të shumta policore kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës.

 

Sipas News 24, në aksion kanë marrë pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.

 

Aksioni mësohet se po vijon në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim.

 

Raportohet se më shumë se 100 efektivë kanë rrethuar zonat që prej orës 5 e mëngjesit të sotëm dhe po kontrollohen banesa e biznese ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal.

 

Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku u shoqëruam disa persona.

 

Kujtojmë se aksionet vijnë pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino ndërsa u plagosën dy nipërit e tij, fëmijët e Gentjan Bejtjas.