Ish- shefi i policisë, Oltion Bistri i arrestuar këtë të enjte pas një megaoperacioni në SPAK, akuzohet për nxjerrje e sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre.

 

Pak ditë më parë ai ishte emëruar në Drejtorinë e Krimeve duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori  në shkurt të vitit 2022.

 

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policinë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

 

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, ndërsa kohët e fundit mbante detyrën e Specialistit të Drejtorisë së Krimeve në Volum.