Temperaturat e larta që kanë na kanë shoqëruar ditët e fundit duket e po largohen.

 

Fundjava pritet të sjellë jo vetëm ulje temperaturash, por edhe reshje shiu. Veç të shtunës, temperaturat do të pësojnë një tjetër ulje edhe ditën e dielë.

 

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe fillimi i javës tjetër do të jetë i freskët. Madje muaji Qershor do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm.

 

Ditët më të nxehta që janë shënuar gjatë këtij viti deri më tani janë e enjtja dhe e premtja e kësaj jave ku termometri shënoi vlerat maksimale deri në 37 gradë Celsius, në zonën e Elbasanit dhe Beratit.