Gjigandi turk i mbrojtjes ‘Aselsan’ ka zbuluar sistemet e tij të mbrojtjes ajrore gjatë edicionit të 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) që po mbahet në Istanbul.

 

Në ngjarjen 4-ditore, e cila filloi dje, po ekspozohen një sërë produktesh të industrisë së mbrojtjes, përfshirë automjete tokësore, armë, simulatorë, radarë, hidrolokatorë, zgjidhje platformash detare, sisteme aviacioni, raketa, automjete logjistike, pajisje, furnizime dhe sisteme të sigurisë.

 

‘Aselsan’ ekspozoi sistemin hibrid të mbrojtjes ajrore ‘GURZ, sistemin e mbyllur të raketave të mbrojtjes ajrore ‘GÖKSUR’, sistemin e lëshimit të raketave ‘GÖKDEMIR’ dhe sistemin lëvizës të armëve laser ‘GÖKBERG’.

 

Kreu i Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Türkiyes (SSB), Haluk Görgün, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore janë të kërkuara globalisht dhe theksoi se Türkiye në periudhën e fundit ka fituar një terren të rëndësishëm në këtë fushë.

 

Menaxheri i përgjithshëm i korporatës ‘Aselsan’, Ahmet Akyol, tha se sistemet e reja të mbrojtjes ajrore do të reduktojnë varësinë e Türkiyes nga jashtë./AA