Türkiye dënon ashpër sulmin provokativ të ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye-s ka lëshuar deklaratë me shkrim në lidhje me bastisjen në Xhaminë Al-Aksa nga Itamar Ben-Gvir, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit.
"Dënojmë fuqishëm bastisjen provokuese të kryer nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare në Mesxhid al-Aksa me kolonët radikalë dhe nën mbrojtjen e forcave izraelite të sigurisë", thuhet në deklaratë.
"Ne ftojmë autoritetet izraelite të marrin seriozisht masat e nevojshme në mënyrë që tensionet të mos përshkallëzohen", thuhet në deklaratë.
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Ben-Gvir, nën mbikëqyrjen e policisë izraelite kishte hyrë në Xhaminë e Shenjtë përmes Portës Magharibe në mëngjes me ministrin e Zhvillimit, Yitzhak Wasserlauf.
"Ky është vendi më i rëndësishëm për popullin izraelit ku ne duhet të kthehemi dhe të tregojmë sovranitetin tonë", ka shkruar Ben-Gvir në rrjetet sociale./AA