Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është shumë pranë rikthimit te Galatasaray.
Zëvendësdrejtori i klubit turk, Erden Timur, tha për mediet vendase se po punohet për ta rikthyer Rashicën në Stamboll.
“Ne jemi duke negociuar rikthimin e tij, duam që ai të jetë pjesë e ekipit dhe ai gjithashtu dëshiron të kthehet. Ne do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi Timur.
27-vjeçari aktualisht ndodhet te Norwich, klubi që ka në pronësi kartonin e tij.
Sezonin e kaluar Rashica grumbulloi 30 paraqitje, duke shënuar 6 gola.