Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje banesën e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjani.

Banesa ndodhet në fshatin Homesh të Bulqizës, atje ku banon edhe viktima.

Sikurse duket në foto punonjës të policisë qëndrojnë para portës së banesës së autorit,për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve.

Autori u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes.