Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme, për vepra të ndryshme penale duke përfshirë kanabis, përndjekje, dhunë dhe vjedhje të energjisë elektrike. Ndërsa 3 shoferë u arrestuan për shkelje të ndryshme në rrugë.

 

Konkretisht u arrestuan A. Ç., 31 vjeç, dhe A. H., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të A. Ç., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi, ndërsa A. H., një mjet prerës thikë.

 

Po të njëjtat struktura arrestuan 21-vjeçarin me iniciale D. D., banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", dhe në vende të ndryshme, ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

 

Gjithashtu u arrestua për të njjetin shkak L. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur një 31-vjeçare.

 

Ndërsa një 51-vjeçar me iniciale A. Shka rënë në prangat e bluve të Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj mbesave të tij.

 

Në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçar me iniciale O. P, banues në fshatin Marqinet, Vorë, pasi në objektin në administrim prej tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

Sa i përket shkeljeve në rrugë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:

 

- R. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;

 

- D. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

 

- F. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.