Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeminstri Edi Rama për rikonceptimin dhe riorganizimin e procesit qeverisës, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Tepelenë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi thotë se rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë.

 

Sipas tij, zgjidhja që kërkojnë shqiptarët ka të bëjë me largimin e Ramës dhe mbajtjen e epërgjegjësive për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.

 

“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve.

 

Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.

 

Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.

 

Shqiptarët kërkojnë zgjidhje. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar”, shkruan Bardhi.