Një person ka mbetur i plagosur, pasi një bombol gazi shpërtheu në fshatin Rëmenj në Pogradec.

 

Sipas uniformave blu bëhet me dije se ngjarja ndodhi në orën 13:15 në banesën e shtetasit F.T.

 

Nga incidenti ka djegur këmbën shtetasi B.K. duke u përpjekur për të fikur zjarrin, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

 

“Rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit”, tha policia.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./