Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Patos. Sipas burimeve zyrtare, në lagjen “1 Maji” në Patos është gjetur e vdekur në banesë shtetasja L.G., rreth 63 vjeçe.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.
Sipas informacioneve të para, nga era e rëndë që është përhapur rreth banesës, dyshohet se kjo shtetase ka ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi është drejt dekompozimit.