Policia ka shoqëruar tetë persona lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, ku humbi jetën 41- vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj).

 

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 28 gëzhoja dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kote-Sevaster.

 

Ndërkaq, një kallashnikov është gjetur në pjesen e pasme të makinës ngjyrë e errët me targa italiane të vjedhura.

 

Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin. Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugë mendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve.