Pastrimi nga inertet dhe mbetjet i territorit si brenda edhe jashtë qytetit të Shkodrës është angazhimi kryesor i kreut të bashkisë, Benet Beci.

 

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale momente pune nga pastrimi i hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat.

 

“Ky angazhim do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shoqërohet me masa ndëshkuese, siç parashikohet në ligj, ndaj cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike”, theksoi Kryeministri.

 

Pastërtia në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër, veçanërisht në zonat turistike, konsiderohet domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por edhe parakusht për zhvillimin e turizmit.

 

Në këtë drejtim, bashkia e Shkodrës ka njoftuar edhe të gjithë individët dhe subjektet private të marrin masa për të liruar hapësirat publike të zëna padrejtësisht.