Një nënë ka vrarë aksidentalisht vajzën e saj, pasi e ka përplasur me një varkë në një liqen të Arizonës.

 

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur kur 6-vjeçarja po notonte rreth orës 11 të mëngjesit në një liqen në pjesën veriore të Lake Pleasant të quajtur Paul’s Hideaway, në Arizona sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Maricopa.

 

Megjithëse në bordin e varkës ishin 12 persona, gjashtë të rritur dhe gjashtë fëmijë, asnjëri nuk e kishte kuptuar se “fëmija kishte hyrë në ujë”, tha policia.

 

Nëna e vajzës e vuri varkën në lëvizje për të tërhequr burrin e saj në det, kur u përplas me vajzën e cila po notonte para varkës.

 

Vajza “u godit nga anija që ra mbi të dhe pësoi një dëmtim të rëndë nga helika në këmbë”, kanë thënë autoritetet.

 

Policia tha se babai ishte në ujë kur vuri re “diçka në ujë”.

 

“Ai dhe nëna e kuptuan shpejt se vajza e tyre ishte në ujë dhe kishte pësuar një dëmtim në këmbë nga helika e varkës”, tha departamenti në një deklaratë.

 

Prindërit e vajzës dhe miqtë e tyre nuk gjetën sinjal në celularët e tyre për të kërkuar ndihmë dhe u ndihmuan nga pronarë të tjerë të skafeve për ta nxjerrë fëmijën në breg. Vajza më pas u dërgua në një spital aty pranë ku u shpall e vdekur.

 

Megjithëse incidenti është ende nën hetim, forcat e zbatimit të ligjit besojnë se ishte thjesht një “aksident tragjik”.