Kilian Mbape është gjithmonë e më pranë largimit nga PSG-ja. Sulmuesi francez kërkon me çdo kusht të transferohet në kampionatin spanjoll, aty ku Real Madridi është duke pritur. Ndërkohë, sot gjërat bëhen edhe me të paqarta për të ardhmen e tij, duke qenë se përfundon edhe një afat.
PSG ka përcaktuar datën 31 korrik si datën e fundit në të cilën Mbape do të bëjë zgjedhjen e tij: Të rinovojë kontratën me PSG-në, apo do të përfundojë zyrtarisht në merkato. Dhe mesa duket, zgjedhja është bërë duke qenë se lojtari nuk ka në plan që të rinovojë kontratën me skuadrën parisiene.
Kësisoj, lojtari mund të përfundojë në merkato që nga dita e nesërme megjithëse karshi tij mund të mungojnë ofertat për të blerë kartonin duke qenë se Parisi kërkon mbi 200 milionë euro. Sakaq, një tjetër problem lidhet me bonusin e besnikërisë. Mbape do të përfitojë vetëm këstin e parë 40 milionë eurosh dhe në rast se shitet, nuk do të ketë më këste të tjera, e në rast se mbetet në Paris, PSG-ja duhet të plotësojë shumën e 150 milionë eurove.