Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë në Kosovë, Ramush Haradinaj, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Teksa ka komentuar situatën tensioneve që ka përfshirë veriun e Kosovës, Haradinaj bën përgjegjës Kurtin duke theksuar se po  e rrezikon vendin me qëndrimet e tij.

 

 

Në këtë mënyrë Kurti ka kërkuar nga partitë opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.

 

 

Kosova është në një krizë që është e rrezikshme. Ky rrezik nuk është më në parametrat e zakonshëm kur qeverisja nuk është e mirë, por rreziku është se mënyra e qeverisjes është kah e rrezikon edhe substancën e asaj se kush jemi ne, për Republikën në këtë rast. Vlerësoj se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën dhe ka sjellë vendin në një krizë të thellë edhe rrezikshmëri të lartë. Rrezikshmëria nuk vjen vetëm prej mënyrës se si qeveriset Kosova nga brenda, por edhe nga ajo se si janë përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët e Kosovës. Duke parë një gjendje të tillë që po shkon në përkeqësim të mëtejmë, që po i sjellë vështirësi gjithë sektorëve përfshirë ekonominë, ne i kemi propozuar kuvendit edhe një opsion me ndryshuar gjendjen. Kuvendi si shtëpi e popullit, ka disa instrumentet, dhe një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit”, theksoi Haradinaj.