Segmenti rrugor nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë tashmë ka përfunduar.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky segment rrugor ku aktualisht po jepet dora e fundit me vendosjen e sinjalistikës rrugore.

 

Kryeministri informoi se rruga do të vihet në përdorim të plotë shumë shpejt për banorët e për vizitorët në rritje të përvitshme të asaj zone magjepsëse.

 

Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.

 

Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.