Një 40-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i  3 vjedhjeve në banesë të kryera gjatë muajit korrik.

 

Herën e fundit u kap në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një tjetër banese në Golem, me qëllim vjedhjen e saj.

 

Sot, policia dekalron se në kuadër të operacionit të koduar “Çasti” u vu në pranga shtetasi G. E., 40 vjeç, banues në Kavajë.

 

40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. E.