Një 46 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian, është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Në bashkëpunim mes forcave të policisë së Durrësit dhe Tiranës, ka rënë në pranga Afrim Gjergji i dënuar me 11 vite burg nga gjykata në Itali.

 

Ndaj tij rëndojnë akuzat e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”. 46 vjeçari ka dhunuar fizikisht gruan e tij dhe fëmijët në Itali. Arrestimi i tij u bë në lagjen 18 të Durrësit, vetëm një ditë pasi Italia e shpalli në kërkim ndërkombëtar.

 

Në vijim të procedurave që ndiqen nga Interpol Roma në bashkëpunim me Interpol Tiranën, pritet ekstradimi i të arrestuarit drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata e Pordenones.