Një ngjarje e rënd ë ka ndodhur në indi, ku 16 punëtorë ndërtimi humbën jetën në Indi pasi vinçi u rrëzua gjatë ndërtimit të urës së re
Të paktën 16 punëtorë ndërtimi u vranë dhe disa të tjerë dyshohet se mbetën të bllokuar pasi një vinç u shemb gjatë ndërtimit të një ure në Indi.
Pamjet treguan mbetjet e shkatërruara të pajisjeve në terren ndërsa punonjësit e shpëtimit nxorrën trupat dhe kërkuan për të mbijetuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shahapur – rreth 80 km nga Mumbai në shtetin perëndimor të Maharashtra.
Mediat loakle shkruajnë se një numër i të plagosurve janë dërguar në spital.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave përmes një postimi në Twitter.
“I trishtuar nga fatkeqësia tragjike në Shahapur, Maharashtra. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën jetën”, shkroi kryeministri.
Sakaq qeveria njoftoi ndihmë prej 1,894 £ për familjet e të viktimave dhe 474 £ për të plagosurit.