Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 23.469, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

Zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra tha se 59.604 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet e Izraelit.

“Sulmet izraelite lanë 112 të vdekur dhe 194 të tjerë të plagosur në 24 orët e fundit”, tha zëdhënësi.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe shpëtimtarët nuk mund të arrijnë tek ata”, shtoi ai.

Izraeli ka sulmuar intensivisht Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor, ku Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 njerëz.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur dhe po përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz po jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po arrijnë të hyjnë në territor në krahasim me periudhën përpara fillimit të konfliktit./aa