Turistët të që iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve do të dëmshpërblehen me një javë.

 

 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha për kanalin britanik ITV:  Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.

 

Greqia është një vend i sigurt, ishte mesazhi i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.