Mediat izraelite raportuan se Huthit në sulmin me mjetin ajror pa pilot (UAV) të Jemenit ndaj kryeqytetit Tel Aviv tronditi institucionet izraelite të sigurisë.

Në analizën e botuar në gazetën "The Jerusalem Post" thuhet se sulmi i Huthive në Tel Aviv krijoi një "efekt shoku" në institucionet e sigurisë ushtarake në Izrael.

Në artikull, u kritikua Izraeli se ishte i ngadalshëm në zhvillimin e kapacitetit për të shkatërruar dronët që fluturojnë në lartësi të ulët dhe që mund të anashkalojnë sistemet e radarëve dhe bateritë e mbrojtjes ajrore.

Thuhet se "gjëja e frikshme" e vërtetë nuk ishte se Huthit ishin në gjendje të lëshonin fshehurazi dron në Tel Aviv, por se elita izraelite e sigurisë nuk u fokusua në një plan për të mbrojtur izraelitët nga sulme të ngjashme në të ardhmen.

- Huthit e shpallën Tel Avivin "zonë të pasigurt"

Raportohet se një person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi për shkak të një droni pranë ambasadës amerikane në qendër të Tel Avivit.

Huthit në Jemen njoftuan se kryen sulm hakmarrës kundër Izraelit me mjete ajrore pa pilot dhe raketa për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza dhe shpërndanë pamjet e këtyre sulmeve.

Pas sulmit, Huthit në Jemen njoftuan se e kishin shpallur Tel Avivin, ku sulmuan me dron si "zonë të pasigurt".

Zëdhënësi ushtarak Huthive, Yahya Saree, në deklaratën për mediat tha se "Tel Avivi është shënjestruar me UAV të ri të quajtur 'Yafa', të cilin radarët nuk mund ta zbulonin dhe sistemet e mbrojtjes ajrore nuk mund ta bllokonin"./AA