Gent Sherifi, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 1997 është arrestuar nga policia italiane.

 

Sherifi akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri gjatë të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Tiranë gjatë vitit 1997.

 

47 vjeçari, i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burg pwr vrasje nga gjykata e Tiranës, fshihej prej mbi 20 vitesh në lagjen Barriera tw Torinos, por arratisja e tij nuk do tw ishte e përjetshme.

 

Ai kishte ndërruar emrin dhe identitetin para se të largohej nga Shqipëria, menjëherë pas vrasjes, duke fshirë pothuajse gjithçka nga e kaluara.

 

Në Torino ai kishte ndërtuar një jetw të respektueshme: ishte shpërngulur, kishte fëmijë që ndiqnin shkollën, kishte hapur një kompani rinovimi ndërtesash dhe qëndroi larg telasheve për gati tridhjetë vjet.

 

Por, kur policia shqiptare kërkoi ndihmën e komisariatit të Torinos, hetimet në territorin italian iu besuan Skuadrës Fluturuese e cila bëri kontrolle për indikacionet e raportuara nga kolegët e Tiranës.

 

Policia italiane zbuloi banesën ku jetonte Sherifi, por emri në zile nuk përputhej me atë të personit në kërkim nga autoritetet shqiptare. Por hetuesit nuk kishin më dyshime, njeriu që dilte çdo mëngjes për të shkuar në punë, që shoqëronte fëmijët në shkollë dhe kthehej në shtëpi në mbrëmje, ishte i njëjti që shfaqej në fotot e të kërkuarve nga autoritetet shqiptare për vrasje.

 

Për gati tridhjetë vjet ndryshimi i identitetit e mbrojti dhe ishte i bindur se mund të vazhdonte të jetonte përgjithmonë në hije, larg hetuesve që e ndiqnin. Por hetimet janë duke u zhvilluar për të rindërtuar lëvizjet e tij në të gjithë vendin dhe për të sqaruar nëse dikush mund ta ketë ndihmuar atë të fshihej për dekada.

 

Gent Sherifi tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë prej vitin 2014.

 

Dispozita është urdhëruar nga autoriteti gjyqësor italian dhe do të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur, shkruajnë mediat italiane.