Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes që shërben në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), ka ofruar mbështetje më pajisje për Radion Hisar, e cila transmeton program 24-orësh në gjuhën turke.

Në ceremoninë e mbajtur në zyrën e Radio Hisar në Prizren, me rastin e dorëzimit të pajisjeve morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, Konsulli i Përgjithshëm në Prizren, Celal Doğan, Koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Prishtinë, Fulya Aslan, Koordinatori i Institutit “Yunus Emre”, Ramazan Yılmaz, Kryetari i Delegacionit Përfaqësues Turk, kolonel Zafer Sağlam, zëvendëskryetari i Këshillit Komunal të Prizrenit, Levent Buş, si dhe përfaqësues dhe mysafirë të Radio Hisar.

Në fjalën e tij këtu, ambasadori Angılı tha se kushti i vetëm më i rëndësishëm që komuniteti turk të vazhdojë ekzistencën e tij në Kosovë është mbijetesa e gjuhës turke dhe se shtypi turk luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë kontekst.

"Shpresoj që Radio Hisar të luajë një rol të rëndësishëm në bartjen e kësaj tradite tek gjeneratat e ardhshme. Shpresoj që ky vend jo vetëm të jetë një radio turke, por edhe një lloj shkolle”, tha ambasadori.

Përfaqësuesi i Radyo Hisar, Duygu Suroy, deklaroi se me mbështetjen e dhënë nga KFOR-i Turk, do ta kryejnë punën në mënyrë më profesionale dhe cilësore.

“Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona si familje e Radio Hisar, pasi është e vetmja radio që transmeton në turqisht 24 orë çdo javë. Ne po mundohemi t'i bëjmë transmetimet tona në mënyrën më të mirë të mundshme, pa u ndalur dhe pa përtesë”, theksoi ai.

Duke deklaruar se synojnë të kontribuojnë në Radio Hisar me mbështetjen që japin, koloneli Sağlam u shpreh se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje materiale dhe morale.

Pas fjalimeve, të ftuarit prenë shiritin me rastin e dorëzimit të pajisjeve të shumta si kompjuterë, mikrofonë, regjistrues, mikseta dhe kabina serverësh, si dhe testuan pajisjet e dhuruara dhe studion e transmetimit.

Përveç Radio Hisar, e cila filloi të transmetojë program nga viti 2023 në Prizren, në kuadër të Shoqatës së Mediave Turke të Kosovës, programet turke në Televizionin Shtetëror të Kosovës, Radion Shtetërore dhe Radion e Prizrenit, si dhe ueb-faqet e lajmeve dhe revistat mujore, vazhdojnë përpjekjet e tyre për të mbajtur gjallë turqishten./aa