Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 52-vjeçar humbi jetën pasi e zunë pllakat e mermerit poshtë.

 

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në lagjen nr 15. Sakaq unfiormat blu bëjnë me dije se vikatima është shtetasi me iniciale A.K.

 

 

NJOFTIMI I POLICISE

 

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.