Avokati i Alda Klosit, ish-zyrtares që ndodhet pas hekurave për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. Në një komunikim për mediat është shprehur se shtyerja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme pas përfundimit të afatit 6 mujor dhe se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për klienten e tij.

 

 

“Vazhdon praktika, ‘masë e arrestit me burg, derr sa të gjenden provat kundër’. Ndërkohë duhet të jetë inversi. Alda Klosi nuk ishte sot prezentë. Ligji procedurial lejon vetëm praninë e avokatit. Vullneti i saj është që duhej të rrëzohej kërkesa e Prokurorisë. Gjashtë muaj kanë kaluar nga urdhri i ndalimit. Ndaj saj duhet të kishte prova, por në rastin konkret nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm” tha fillimisht avokati.

 

 

Mes të tjerash avokati tha se; “Asnjë nuk po kujdeset. Klosi është e divorcuar. Ka dy fëmijë në ngarkim dhe nënën e verbër. Djali i saj ka lënë edhe shkollën, sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit. Duke para edhe këtë situatë, masa duhet të ishte ndryshuar, por jemi në kushtet kur masa qëndron e njëjtë, gjykata në kundërshtim me ligjin ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur më 3 muaj afatin e paraburgimit”.