Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur në Tiranë pasi e ka zënë korrenti duke punuar.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, ku shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

 

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.